Kombetarja/ Kapiten, Cana do te jete ne fushe | ||||
|
Kapiteni i kombëtares shqiptare te futbollit Lorik Cana ka deklaruar se pavarësisht dëmtimit dhe një gjendjeje jo optimale, do te jete ne fushe qe ne startin e këtyre eliminatoreve te botërorit përballë Qipros. Futbollisti i Lacios u dëmtua ne shpine gjate një stërvitjeje dhe mungoi ne formacionin roman ne dy ndeshjet e fundit ne kupën UEFA dhe kampionat. Ndërkohë, edhe Cana, ashtu si trajneri De Biazi i ka bere thirrje skuadrës te mos nënvlerësojë kundërshtarët e Qipros, pasi ata nuk kane asnjë lidhje me skuadrën qe u mund ne Tirane 6-1 ne miqësoren e 2009. I pyetur për ndeshjen e etiketuar si speciale përballë Zvicrës, kapiteni i kuqezinjve u shpreh se fokusimi i kombëtares është te ndeshja e pare për t’i bere një start sa me te mire këtyre eliminatoreve. Këtë sezon duke pare edhe kundërshtarët, Shqipëria ka ne dore te grumbulloje sa me shume pike ne shtëpi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4641 |