Miqesore/ Shqipëri-Kamerun më 14 nëntor | ||||
|
Me fitoren 1-0 përballë Sllovenisë, Shqipëria i dha fund ndeshjeve zyrtare për 2012-ën. Megjithatë, deri në fund të këtij viti, përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe një miqësore. Bëhet fjalë për një sfidë luksi përballë Kamerunit. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, që kanë saktësuar se sipas të gjitha gjasave, Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi do të luajë më 14 nëntor kundër Kamerunit. Palët janë në fazë të avancuar të negociatave dhe tashmë pritet vetëm firmosja e kontratës, për të zyrtarizuar miqësoren në datën e lirë të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Takimi do të luhet në Zvicër, në qytetin e dytë më të madh të këtij vendi, Gjenevë. Kjo do të bëjë që pavarësisht se luan jashtë, Shqipëria të mos e ndjejë mungesën e mbështetjes së tifozëve, ashtu siç u konfirmua në sfidën kundër helvetëve në Grupin E të Botërorit 2014. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori e Shqipërisë përballë Kamerunit, duke vazhduar serinë e miqësoreve pas atyre me Katarin dhe Iranin. “Luanët” janë një prej skuadrave më të mira afrikane, që kanë luajtur gjashtë herë në histori në fazën finale të Kupës së Botës, ndërkohë në palmaresin e tyre janë edhe katër Kupa të Afrikës të fituara. Në mënyrë të paevitueshme, Kameruni identifikohet me Samuel Eto’o. Sulmuesi i Anzhit, që ka luajtur edhe te Barcelona dhe Interi është kapiteni i skuadrës së drejtuar nga trajneri Jean-Paul Akono. Ndërkohë, yje të tjerë të luanëve janë portieri Kameni i Malagas, mbrojtësit Matip i Schalkes, N'Koulou i Marseille e Chedjou i Lille-s apo mesfushori i Barcelonës, Alexandre Song. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4613 |