HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Seria A/ Ujkani me besim, falenderon drejtuesit e klubit sicilian per mbeshtetjen
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Tetor 2012 09:02   pdfShtypEmail

sajmir_ujkani_novaraNë Palermo vlerësimi për të ka qenë gjithnjë, por fillimi i sezonit vërtet nuk ka qenë i mirë për Samir Ujkanin. Veçse, ndeshja shumë e mirë ndaj Torinos në “La Favorita”, edhe pse e përfunduar 0-0, bëri që mbështetja dhe ngrohtësia për portierin shqiptar nga Kosova të rritet në një nivel tepër të lartë.

“Radio Radio Palermo” ne një intervistë me numrin nje të klubit siçilian dhe përpara sesa ta pyesë sqaron dëgjuesit e saj italianë se mbiemri i tij Ujkani flet shumë. “Ujk në shqip do të thotë “lupo” (ujku në italisht), sqarohet nga Radio, dhe Ujkani mund të përkthehet në “pasardhës të Ujkut”.

“Jam shumë i kënaqur që për herë të parë nuk pësuam gol, - thotë vetë “i zoti i punës”, - për fat të keq nuk fituam siç meritonim dhe tani uroj që të vazhdojmë kështu. Me Gasperinin po përmirësohemi nga java në javë, sidomos në mbrojtje”.

“Unë kam besim në veten time, - vazhdon ai, - ishte shumë e rëndësishme për mua besimi që më dha presidenti Xamparini, drejtori sportiv dhe trajneri. Tani na mbetet vetëm të punojmë mirë në një skuadër me shumë lojtarë të rinj si kjo e jona”.

Një portier që arrin të jetë titullar në Serinë A dhe në një klub e qytet tepër të nxehtë si Palermo e Siçilisë kuptohet që nuk është për t’u hedhur poshtë, përkundrazi, ndërsa tifozët nuk harrojnë se ai priti 4-penallti sezonin e kaluar, dy në kampionat dhe dy duke mbrojtur portën e Shqipërisë në Gjeorgji.


busy
komente