Kombetarja/ Shqipëria anti Gjeorgji | ||||
|
Kombëtarja do t’i bëjë disa eksperimente në miqësoren e radhës. Të paktën, kështu del nga lista e lojtarëve të grumbulluar të shpallur nga trajneri kuqezi, Xhani De Biazi. Për miqësoren e së mërkurës ndaj Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”, italiani ka thirrur 22 futbollistë, ndër të cilët bien në sy disa emra të rinj. Një risi është mbrojtësi Elseid Hysaj që i ka bërë vend vetes tek Empoli në Itali, por edhe mbrojtësi i Tiranës, Dushku. Në mesfushë, De Biazi kërkon të provojë Vucajn e Laçit, ndërsa emrat e tjerë janë pak a shumë ata që kanë qenë gjithnjë. Në sulm, një shans i jepej sërish Bekim Balës të Spartës së Pragës, por edhe Armando Vajushit të Liteksit duke u lënë pushim Salihi dhe Edgar Çani. Ekipi përfaqësues nis grumbullimin në ditën e parë të javës, pra këtë të hënë, ndërsa De Biazi do të japë një konferencë për shtyp. Kombëtarja luan ndaj Gjeorgjisë si një përgatitje për sfidat eleminatore të kampionatit botëror ndaj Norvegjisë, të parën në Oslo më 22 mars dhe të dytën në fushën tonë në 7 qershor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4438 |