Miqësore/ Shqipëri – Armeni në 14 gusht | ||||
|
FSHF ka gjetur një kundërshtar për kuqezinjtë. Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Armenisë. Federata e Futbollit të Armenisë ka arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e një ndeshje miqësore mes këtyre dy skuadrave. Ky takim do të zhvillohet në 14 gusht në kryeqytet dhe për Xhani De Biazin do të shërbej si një test ideal përpara se të rinisin ndeshjet zyrtare të muajit shtator dhe tetor. Armenia është renditur në vendin e 90 në renditjen e re botërore të FIFA-s për ekipet kombëtarë,ndërsa ekipi ynë është ngjitur në një pozicion historik, në vendin e 48-të. Më parë kuqezinjtë do të duhet të kalojnë provën e tyre ndoshta më të vështirë drejt eliminatoreve Brazil 2014, Shqiperi – Norvegji më 7 Qershor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4718 |