Në fokus/ Kombëtarja e femrave e 60-ta në botë, rikuperon 65 vende | ||||
|
Kombëtarja e femrave në futboll ka “kopjuar” Kombëtaren e meshkujve në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA. Në renditjen që publikohet çdo tre muaj për futbollin e femrave, Shqipëria e futbollit të vajzave ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme, teksa tashmë, nga vendi i 125-të në muajin mars, skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli renditet e 60-ta në botë. Kombëtarja e femrave është ngritur me 65 vende në renditjen e FIFA-s, si asnjë skuadër tjetër e globit. Suksesi është shumë i madh edhe Europë, sepse jemi mes 35 skuadrave të para të kontinentit. Pas kualifikimit për në grupet eliminatore, Shqipëria arrin një tjetër rekord, duke qenë mes 60 më të mirëve të botës në futbollin e femrave, që vetëm dy vitet e fundit ka marrë zhvillim. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3818 |