Lacio/ Interesim per Etrit Berishen! | ||||
|
Eshte Etrit Berisha portieri që kërkohet nga Lacio si zëvendësues i Marketit, pas largimit të Bizarrit drejt Xhenoas. Pista është ajo e duhura, por gabimi qëndronte vetëm te emri. Një fjalë e drejtorit sportiv Igli Tare, duket se është keqkuptuar, deri diku nga mediat, pasi është e vërtetë që Lacio dëshiron të "blindojë" portën me portierin e Kombëtares shqiptare, por në këtë rast bëhet fjalë për numrin një të Kalmarit në kampionatin suedez. Transferimi i Berishës në kryeqytetin italian pritet të shtyhet për disa javë, pasi ai është në pritje të pasaportës suedeze, që do ta shndërronte në një futbollist komunitar. Etrit Berisha ka kontratë me Kalmarin deri më 31 dhjetor, por presidenti Lotito nuk dëshiron të presë 5 muaj për të rrezikuar që ta humbasë. Një tjetër portier premtues te Lacio është edhe 19-vjeçari Tomas Strakosha. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4067 |