Itali/ Edgar Çani huazohet te Karpi | ||||
|
Edgar Çani ndërron ekip. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Katania për te Karpi në Serinë B, duke dashur që të ketë më shumë hapësirë aktivizimi. Lajmin e kanë deklaruar të dy klubet që kanë bërë marrëveshjen. Ndërkohë, bëhet më i vështirë tani transferimi i Elseid Hysajt te Lacio. Kjo pasi skuadra e “shqiponjave” ka bërë të ditur se ka rinovuar për 5 vjet me Cavanden, që luan në të njëjtin rol me Hysajn. Ndërsa për të mësuar më shumë për portierin shqiptar Etrit Berisha, mediet italiane kanë pyetur trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi, që ka thënë: “Është një portier me një të ardhme të madhe, ka një fizik të shkëlqyer, shumë i zoti në portë. Një lojtar që nuk emocionohet lehtë, ka një ftohtësi të jashtëzakonshme, dhe mund të bëjë një punë të mirë edhe te Lacio.” Mesfushori i Grasshopersit, Amir Abrashi, ka treguar edhe një herë për mediat helvete se nuk ndien pendesë pse ka zgjedhur Shqipërinë. Shtatshkurti, që akoma nuk ka debutuar me ekipin e De Biazit, pritet të marrë ftesë në ndeshjen miqësore kundër Armenisë, që luhet në muajin gusht. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4241 |