HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Lacio uron Canën për 30-vjetorin e lindjes
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Korrik 2013 21:35   pdfShtypEmail

lorikCana LazioLorik Cana ka mbushur 30 vjeç dhe të parët që kanë nxituar për ta uruar kapitenin shqiptar janë tifozët e Lacios. Nëpërmjet një komunikate në faqen e specializuar “La Lacio siamo noi”, mesfushori i lindur në Gjakovë, mori urimet e rastit nga shoqëria, stafi, të gjithë tifozët.
Në një tjetër shkrim më të thelluar, bëhet një analizë e detajuar e jetës së Lorikut, ku nënvizohet fakti se, përveç karakterit të hekurt në fushën e lojës, Cana është një njeri me zemër të madhe jashtë tapetit të blertë. Duke e lidhur grintën e mesfushorit me krenarinë e të qenit shqiptar, faqja në fjalë e krahason shqiponjën në shpatullën e tij edhe si një shenjë për lidhjen e fortë të tij me skuadrën kryeqytetase. Në përfundim të shkrimit, theksohet mes të tjerësh se historia e krenarisë së tij ndiqet nga një popull i tërë, i cili nuk ia ka kursyer asnjëherë adhurimin që ka tek kapiteni.

“Nuk di të të them nëse jam një lider te kjo skuadër, por mund të them me siguri se jam përherë gati për të ndihmuar ekipin në momente të vështira. Për mua kanë shumë rëndësi rezultatet dhe në këtë aspekt, suksesi në Kupë është i paharrueshëm. Besoj se jam rikthyer në formën time më të mirë, duke lënë pas disa dëmtime jo shumë të lehta. E konsideroj veten një lojtar luftarak. Këtu në Romë ndihem mirë. Kam uri për suksese të tjera”, - pohon kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që mbushi 2 vjet te Lacio.


busy
komente