U-19/ Shqiperia-Malta 4-0, por nuk mjafton per tu kualifikuar | ||||
|
Shqiperia e trajnerit Skender Gega, ajo e 19 vjecareve te vegjel ka bere gjithcka per tu kualifikuar per me tej. Sot kuqezinjte e vegjel fituan me rezultatin 4-0 me Malten, aq sa duhej nese takimi mes Austrise dhe Danimarkes nuk do te mbaronte ne barazim cka i dha mundesine austriakeve te shkonin ne pese pike e te kualifikoheshin. Megjithate, per Shqiperine e 19 vjecareve keto tre ndeshje mund te konsiderohen si nje sukses. Kater pike te grumbulluara dhe kater gola te shenuar. Nese nuk do te ishim ndeshkuar me Danimarken ne kohen shtese, sot mund te ishim kualifikuar per me tej. Sa i perket ndeshjes me maltezet, djemte e talentuar te Skender Geges kane shenuar kater gola. Fillimisht nje autogol i futbollistit te Maltes Arab ne minuten e 38-te zhbllokoi rezultatin. Ne minuten e dyte shtese te pjeses se pare Mergim Bajraktari shenoi dhe dyfishoi shifrat. Ne pjesen e dyte Fabio Hoxha, futbollisti talentuar qe luan me Varezen ne Itali shenoi dy gola ne minutat 55’ dhe 78-te duke e cuar rezultatin ne 4-0. Me keto shifra u mbyll dhe kjo sfide qe dhe keto eleminatore per Shqiperine e 19 vjecareve qe duhet thene se jep shume shprese per te ardhmen.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6058 |