HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive / Kujtim Shala: Jam i gatshem te drejtoj "Shpresat" e Shqiperise
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Janar 2011 03:59   pdfShtypEmail
kujtim_shalaLegjenda e futbollit Kosovar dhe Kroat, Kujtim Shala eshte Shqiptari i vetem me license te trajnereve A te DFB-se, e marre ne Hennef dhe Karslrue se bashku me legjenda te Futbollit Gjerman, si Jurgen Klinsmann, Guido Buchwald dhe Krasimir Balakov, shprehet se është i gatshem te behet trajner i shpresave te Shqiperise nese atij i vjen nje oferte nga federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtuesi i saj zoti Armand Duka.

Kujtim Shala thotë: " Jam i gatshem ta beje kete punë nese me jepet rasti. Per momentin futbolli jone është ne nje gjendje jo te kenaqshme. Nga Shqiperia dhe Kosova nuk po e shoh asnje futbollist qe po e tregon veten per te luajtur me Kombetaren. Ne duhette adresohemi tek talentet me gjak shqiptar ne Diaspore. Nuk duhet te tregohemi indiferente ndaj tyre. Kemi te bejme me Gjermanine, Zvicren dhe Shtetet Skandinave, por edhe shtet tjera te EU se qe investojne miliona ne Futboll. Ne duhet te tregohemi me te shpejte se ata. Ata kane praktika te thjeshta dhe veprojne menjehere kur shikojne lojtare te talentuar. Te japin pasaporten dhe te futin ne nje loje e cila i ndeshkon shqiptaret, sepse nese je shqiptar jashtë trojeve etnike me nuk mund te luash kurrë për Shqiperine. Eshtë një punë e veshtire dhe e komplikuar seleksionimi i lojtareve Shqiptare ne trojet Evropiane. Por, unë e di politiken qe luhet dhe jam i gatëshem per kete, sepse te futbolli shqiptar per momentin punët nuk po ecin mirë dhe une deshiroj te jap kontributin tim per ta ndihmuar futbollin tone", thekson ish futbollisti i Kombetares se Kroacise.

Albaniasoccer: Shqiperia ka qene e 65-ta ne FIFA dhe nje muaj me pare ishte e 59-ta. Kurrë me mire. Nuk mendoni se kjo eshte nje ecje perpara?
Kujtim Shala: "Absolutisht, por mos harrojme qe ranglista e FIFA-se nuk te jep asgjë konkrete. Ne mund te bejme për çdo muaj loje miqesore me ekipe te dobeta dhe te marrim pikë per rangliste. Perse na duhet keto fitore kur ne Kualifikime lejojme pas vetem shtete si Malta e Luksemburgu. Jemi afer 10 milion shqipetar dhe duhet te ndahemi te kenaqur me vendet e 5-ta ne Grup? Nuk besoj. Ambiciet duhet te jene shume me te medha Duhet pare me largpamesi, ndonese gjithnje degjojme qe kaq e kemi takatin dhe mundesine. Jo, nuk besoj se e kemi kaq, e kemi me shume po te punojme dhe te investojme ne rruge te drejte".

Albaniasoccer: A do te deshironit te punonit si trajner ne Shqiperi nese nuk flitet vetem per U-21?
Kujtim Shala: Shala: "Sigurisht qe jam i gatshem.Disa kohe me pare kam patur nje oferte nga Teuta e Durresit permes Rudi Vates por nuk kam shkuar sepse gruan e kisha shtatezane dhe duhej te qendroja prane femijeve. Por ka dicka qe duhet rregulluar, se me cfare kam ndjekur dhe informuar futbollistat nga Shqiperia jane te ngopur se marrin 1000 deri 2000 ose 5000 euro ne muaj nese jane lojtar dicka extra dhe po gezojne statusin VIP ne Shqiperi, kjo e veshtireson punen sepse ne sy te drejtuesave i ben ata te pafolshem apo te paprekshem. Por kjo nuk do te me ndaloje, sepse do shkoj me shume deshire, edhe pse e shoh se do jete nje pune shume e veshtire".

Albaniasoccer: Juve jeni nje drejtues kerkues dhe shume specifik rrreth trajnimit dhe stervitjes se lojtareve duke i munduar ata. Mos ndoshta kjo eshte e papelqyeshme nga lojtaret?
Kujtim Shala: "Per momentin kondicioni është gjeja me kryesore ne futboll. Ne po synojme te ngrihemi. Pa punë nuk ka rezultate. Detyra ime si ttrajner eshte qe te nxjerre ne pah me te mirren nga lojtaret, por nese ata nuk kane qejf te sterviten kjo tregon se ata nuk japin maksimumin. Une te isha lojtar me shumë deshire do kisha dashur ti marre 100 000 euro ne muaj diku ne Evrope sesa 1000 euro ne muaj ne Shqiperi ose 500 ne Kosove".

Albaniasoccer: Ju ishit trajner tek  KF Prishtina dhe u larguat relativisht shpejt?
Kujtim Shala: " Prishtina ka qene nje periudhe e hidhur per mua. Ne dimer nuk u perforcua ekipi. Pastaj edhe Federata ishte kunder meje. Ndeshja me Besen 1:2
u fitua fale ndihmes se gjyqtareve. Atehere, Besa ka qene ekipi me i finansuare ne Kosove. Por, po te kishte qene korrekte FFK-ja, Prishtina do kishte dal Kampione. Kur une isha tranjer ne Prishtine ne stadium vinin 10 000 shikues. Sa shikues shkojne tani?. Por, duhet shtuar se Remzija dhe Afrimi nuk jane ne gjendje te finansoje ashtu si duhet te KF Prishtina. Dhe sa talenta kane dal ne Europe deri me tani nga Kosova?. Asnje. Praktikisht, niveli eshte i dobet. Edhe ata futbollista qe shkojne per testime nga Kosova ne Evrope shumica kthehen te pasuksesshem. Lojtaret nga Kosova e kane te veshtire te pranohen ne Shqiperi dhe kjo tregon se nivelet kane ndryshime. Lojtaret qe testohen jashte, nese nuk pozicionohen si Curri dhe Dallku qe jane bere pjese e Kombetares si futbolliste te rritur ne Kosove per mua janë te deshtuar".

Albaniasoccer: Djali Juaj Andisi nuk ndihet i kenaqur ne FC Dundee United. Si po shkon situata dhe a ka patur ndonje kontakt ose shprese per te luajtur me kombetaren e Shqipersie pas bisedave qe keni patur me Kuzhen veren e kaluar?
Kujtim Shala: Andisi tek Dundee nuk eshte aktivizuar rregullisht. Nuk po i jepet rasti ashtu sic ndoshta preferojme. Trajneri e aktivizon rregullisht ne Kupe dhe e ka degraduar ne lojtarin e katert. ndoshta ka ndikuar edhe mos rinovimi i kontrates pasi ai ka edhe 5 muaj kontrate dhe klubi kerkoi rinovim deri ne 2014 por Andisi nuk pranoi. Pas ndeshjes me Ranger ku shenoi dy gola, Andisi eshte aktivizuar me shume si Joker dhe vetem dy ndeshje nga 90 minuta. Keshtu qe duhet durim dhe Andisi duhet te luaje rolin e profesionistit duke u stervitur dhe te jete gati ne cdo moment qe trajneri therret emrin e tij. Djali nuk reagon sic mund te reagoja une, kur nese mendoja se kishte nje padrejtesi gjithnje e ve ne pah, sic ndodhi kur isha ne Dusseldorf dhe ika per ne Bundesliga 2. Do kishte shkuar ndryshe nese do qendroja dhe nuk reagoja sic bera. Gjithnje ishte thjesht mendimi im, kohe te shkuara, por keshtu mesojme. Me Kuzhen nuk kam biseduar qe heren e fundit qe jemi takuar. Ai nuk ka patur mundesi ta shikoje Andisin. Djalin nuk e kam shtyre asnjehere per vendimet e tij, por ai me ka shprehur gjithnje se eshte i gatshem te marri pashaporten e Shqiperise, qe eshte e njeta deshire si e imja edhe nese e humbet shtesine Gjermane. Humbja e pashaportes Gjermane ka qene meraku i Kuzhes, por Andisit dhe mua nuk na shqeteson ai fakt, pasi Andisi ka 3 vjet qe luan jashte Gjermanise dhe me ligjin Gjerman nuk ke te drejte qendrimi ne Gjermani. Kete ja kam thene edhe Kuzhes, por nuk kam komunikuar pasi edhe ai ka patur problemet e veta shendetesore qe mendoj se ato jane primare, perpara kesaj teme qe edhe pret, kur dihet qe ne Shqiptaret jemi mesuar te presim si gjithnje - Buzeqesh ".

Sami Baçaj

busy
komente