Kupa e Shqiperise/ Perballjet ne gjysmefinale | ||||
|
Flamurtari-Tirana është përballja me e rëndësishme për gjysmëfinalet e kupës se Shqipërisë ne futboll. Është ky verdikti i goglave te hedhura ne shortin e Federatës Shqiptare te Futbollit qe vendosi skuadrën vlonjate pikërisht ndaj kryesuesve te superliges dhe fituesve ne fuqi te kupës se Shqipërisë. Dy here janë përballur ekipet këtë sezon ne kampionat, dy fitore për kryeqytetasit: 2-0 ne fazën e pare dhe 1-0 ne javën e fundit, atë te 17-te ne Vlorë. Short relativisht me i favorshëm për Skënderbeun, qe ne takimin tjetër gjysmëfinale eliminoi dy rivalet, Flamurtarin dhe Tiranen, dhe do te sfidoje Kastriotin e Krujës. “Për momentin Flamurtari është në pozita të mira. Do të japim maksimumin”, u shpreh Alban Tafaj, shefi i klubit Tirana.“Tirana është nga ekipet më të forta të kampionatit. Do të jetë një duel i vështirë”, thekson Geri Cipi, shefi i klubit Flamurtari. “Nuk kisha preferencë për shortin sepse të gjitha ekipet ishin të forta. Jam optimist sepse ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi”, nënvizoi Petraq Kume, presidenti i Kastriotit. “Do të bëjmë të pamundurën për të arritur finalen”, premtoi Ilirjan përmeti, shefi i klubit Skënderbeu. Ndeshjet e para do të luhen në Vlorë dhe Korçë më datë 4-prill ndërsa ato të kthimit pas dy javësh në Tiranë dhe Krujë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3993 |