Skandal / Geri Cipi nuk lejon radiokronistet e Radio Tiranes te trasmetojne | ||||
|
Shefi i klubit te Flamurtarit nuk ka lejuar dy radiokronistet e Radio Tiranes te hyjne ne dhomen e transmetimeve ne stadiumin, “Flamurtari”. Sipas shefit Cipi, Radio Tirana nuk ka kontrate me klubin e Flamurtarit. Geri Cipi ka vene ne dukje kete gje vetem 10-te, minuta para fillimit te ndeshjes duke i mohuar gazetareve te bejne detyren e tyre. Pas agresionit ne fushen e lojes disa dite me pare ndaj kryesorit Sadik Remziu, Geri Cipi te njeten gje shfaq dhe ndaj dy gazetareve. Si shefi i klubit Cipi dhe presidenti Shpetim Gjika nuk kane denjuar te ngrejne celularet e tyre sikur fajin per riperseritjen e ndeshjes dhe denimin e tyre ja kane gazetaret te cilet bejne vetem detyren duke pasqyruar realitetin e futbollit tone, qe per hire te se vertetes eshte me shume se amatore. Kete e ka treguar dhe sjellja me e fundit e ish lojtarit te kombetares Shqiptare Geri Cipi ndaj gazetareve. Z.Geri Cipi jeni ne nje poste qe se keni te perhershem dhe si nje ish lojtar i kombetares Shqiptare nuk ju ka hije nje sjellje e tille vecse tregoni anen tjeter te karakterit tuaj qe shume tifoze anembane Shqiperise nuk e kishin pare deri me sot. Po ju sot treguat vertet se kush jeni dhe se sa shume e doni futbollin dhe i respektoni ata qe e ndjekin nepermjet radio Tiranes. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3987 |