Andi Lila: Detyra jone eshte te vazhdojme te luajme futboll, kampionati nuk ka mbaruar akoma! | ||||
|
Tirana kete fundjave do te presi ne fushen e vet skuadren e Vllaznise, te cilet ndonese me nje faze pergatitore dimerore te ngjeshur si dhe me nje fushate levizjes intensive, perseri kane humbur dy takimet e para nen drejtimin e trajnerit te ri Edi Martini. Nga ana tjeter, ndonese fundjaven e kaluar kampionia ne fuqi ka fituar ne Durres ku luajti nje minutazh loje me nje inferioritet numerik, ku per te dyten takim me rradhe tregoi se skuadra posedon nje gjendje te mire fiziko-taktike, por mbi te gjitha morale. «Ndonese me mungesa dhe me nje shperqendrim disa ditor, skuadra tregoi se sa forca ka duke dominuar per te dyten jave me rradhe ne fushen e lojes dhe duke luajtur me disavantazh numerik, perseri gjeti menyre per te realizuar dhe fituar. Ne gjendjen e mire qe ka ekipi e treguam qe ne takimin me Dinamon ku dominuam dhe ishim ne avantazh pjesen me te mire te lojes edhe me nje lojtar me pak thuajse gjate gjithe kohes », theksoi per Albaniasoccer.com, mbrojtesi Andi Lila i cili nuk do te luaje ndaj Vllaznise i pezulluar, pasi ne fitoren me Teuten u ndeshkua me dy kartona te verdhe. « Eshte pjese e lojes. Une gjithnje mundohem te jap maksimumin dhe luaj forte, si me nje karton si pa karton. Ndodhi qe u ndeshkova, por perseri shoket e ekipit treguan se sa e forte eshte skuadra jone qe edhe me inferioritet numerik di si te fitoje », vazhdoi Lila i cili ndonese do te mungoje ndaj Vllaznise, ka besim qe Tirana do te tregoje forcen e saj. « Vllaznia eshte nje ekip i perforcuar dhe pas dy humbjeve do te vij ne Tirane per te arritur nje rezultat pozitiv, por edhe Tirana megjithe mungesat qe ka do te mundohet qe ta organizoje lojen per te mos humbur pike. Skuadra eshte shume e pergatitur dhe te gjithe djemte jane me te mobilizuar dhe po ttregojne me te miren e aftesive te tyre », vazhdoi mbrojtesi 23 vjecar, i cili ka shume besim tek bashkelojtaret. « Ne luajme futboll, panvaresisht se cfare ndodh ne aspekte te ndryshme te lojes. Detyra jone eshte qe cdo ndeshje te tregojme maksimumin dhe do te vazhdojme ta paraqisim solidaritetin si ekip ne fushen e lojes. Kampionati akoma nuk ka mbaruar. Ne e dime se sa force kemi si ekip dhe kete do ta tregojme edhe ne ndeshjet ne vazhdim, ndonese do te kemi edhe disfavorin tjeter qe do te luajme edhe pa tifoza, qe per mua personalisht eshte nje ndjenje e hidhur », u shpreh mbrojtesi i Tiranes qe po kalon nje forme te mire sportive, ku grumbullimi me ekipin kombetar dhe me pas me Tiranen sihte nje faze pergatitore shume pozitve. « Mund te them se me ndihmoi shume grumbullimi me kombetaren, se erdhi perpara grumbullimit me Tiranen ne Turqi duke qene si nje parapergatitje », theksoi Lila, pergatitja e te cilit u vleresua ne disa aspekte edhe nga ana e trajnerit Kuzhe. « Personalisht, kam folur me trajnerin, i cili me shpjegoi se cila eshte gjendja, duke e vleresuar paraqitjen time. Ai u shpreh i kenaqur nga menyra se si une u paraqita dhe me tha qe jam ne planet e tij duke me sugjeruar qe gjate ketyre 6 muajve ne vazhdim duhet te mendoj vetem per futboll», citoi mbrojtesi « bardheblu », i cili pati fatin te luaje edhe ndaj Realit ne pjesen e pare te miqesores se Janarit. « Ishte nje moment i vecante. Reali eshte ekip i madh dhe une kam qene me fat qe luajta edhe ndaj tyre edhe ndaj Milanit. Tani me siguri do pres rradhen kur te vij Barcelona, Man U. ose Chelsea, per ta kompletuar aktivitetin tim ndaj ekipeve «STAR», perfundoi duke buzeqeshur prononcimin e tij per Albaniasoccer.com mbrojtesi i Tiranes Andi Lila
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3690 |