Babaj larg Gramozit, afer Rusise e Ukraines! | ||||
|
Paraqitja e mire e Shpetim Babajt ne ndeshjen miqesore midis Gramozit dhe Real Madrid ne Tirane, duket se ka dhene efekte pozitive per futbollistin kosovar, pasi i kane ardhur dy oferta nga Rusia dhe nga Ukraina, pasi janë befasuar me paraqitjen e Babajt në ate ndeshje. Drejtues klubesh nga keto shtete kanë shprehur interesim ta angazhojnë 28-vjeçarin ne kampionatet e tyre. Mesfushori kosovar, tregon se cili klub do t’i ofrojë kushte më të mira financiare, për atë do të nënshkruajë. Babaj ka shkuar ne Turqi per te biseduar me te dyja klubet qe i kane bere oferte. Babaj deklaroi per Albaniasoccer.com se : « Une do te luaj per ate ekip i cili me ofron kushte me te mira. Kuptohet, nese do te jene disa oferta sic parashikohet » u shpreh futbollisti i Gramozit, i cili ka kontrate deri ne fund te sezonit me skuadren. « Aq para sa kam marr deri më tani prej Gramozit, klubi i cili do të më marrë do t’ia kthejë Gramozit”, theksoi Babaj, i cili gjatë karrierës së tij, ka veshur edhe fanellën e Besës së Kavajës, Elbasanit, klubit ukrainas Zorya Luhansk dhe atij nga Kazakistani, Shakhter Karagandy. Nese do te largohet, Babaj do kthehet ne Erseke per te takuar me tifozet edhe per te mare kartat. Tifozet Kolonjare i Urojne suksese kudo qe ai te luaj pasi ka dhene maksimumin me Gramozin. Faik Hamdiu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3794 |