Disiplina i jep fitoren Skenderbeut | ||||
|
Vendimi i komisionit te Disiplines
(KF Gramozi si pasoje e hedhjes se sendeve dhe mjeteve te tjera te forta ne fushe qe ka demtuar fizikisht arbitrin deri ne ate mase sa e ben te pamundur vazhdimin e gjykimit te ndeshjes ne baze te neneve 4,9,19 e 24/19 te KDS, KF Gramozi denohet me 4 (kater) ndeshje pa spektatore si dhe e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0, ne favor te KF Skenderbeut).
Kjo ka qene masa e marre nga Komisioni i Disiplines per ndeshjen Gramozi-Skenderbeu e nderprere nga arbitri kryesor Taullau ne minuten e 73’, kur rezultati ishte 1-0 per skuadren korcare. Me kete tre pikesh skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ngjitet ne kuoten e 30-pikeve, po aq sa ka Kastrioti dhe Flamurtari. Ekipi kolonjar mbetet ne kuoten e 22-pikeve dhe tashme eshte thuajse i rene ne Kategorine e Pare.
Faik Hamdiu
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3564 |