Duro denoncon ne polici kryebashkiakun e Peqinit | ||||
|
Trajneri i skuadres se Beses, Shpetim Duro ka denoncuar penalisht kryetarin e bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi per vepren penale te, “goditjes per shkak te detyres”. Denoncimi i Duros eshte dorezuar prane komisariatit Nr.2 ne Tirane. Kallezimi i Duros i referohet dhunes se ushtruar ndaj tij pas perfundimit te ndeshjes Shkumbini-Besa e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 1-0 e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Pas ketij takimi, Duro ka nenvizuar ne kallezimin e tij se kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi, pa asnje motiv e ka goditur fizikisht duke e lene per disa minuta pa ndjenja. Ky eshte rasti i pare qe nje trajner i nje skuadre futbolli ne vendin tone denoncon drejtues lokale per dhune te ushtruar ndaj tij. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4534 |