Vllaznia/ Drejtuesit kritikojne Haxhibulic e Rajovic | ||||
|
Pas dy kartonave te marre ne ndeshjen e te djeles kunder Flamurtarit, drejtuesit e Vllaznise ne analizen e pas takimit zhvilluar gjate dites se sotme, kane kritikuar ashper dy lojtaret Rajovic e Haxhibulic. Te dy futbollistet u ndeshkuan me kartona te kuq ne fund te ndeshjes duke bere dhe disa xheste antisportive e kjo mund te beje qe ata te ndeshkohen nga Komisioni i Disiplines, duke bere qe te mungojne ne takimet e rradhes. Haxhibulic protestoi ashper ndaj gjyqtarit ndersa Rajovic tentoi te godiste kundershtarin. Dy te ndeshkuarit bene qe Vllaznia ta perfundonte takimin me nente futbolliste. Drejtuesve shkodrane nuk i ka pelqyer kjo gje dhe kane kritikuar dy lojtaret, por pa vendosur gjoba ndeshkimore ndaj tyre. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3793 |