HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shpetim Mocka: Flamurtari qendroi ne Superlige fale forcave te veta!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 04 Maj 2010 01:08   pdfShtypEmail

shpetim_mockaPortieri i Flamurtarit dhe ekipit kombetar Shpresa, Shpetim Mocka ka folur per Albaniasoccer.com per ecurine e skuadres se Flamurtarit kete sezon, kur kane mbetur akoma vetem dy ndeshje para perfundimit te kampionatit.

“Kemi pasur nje start te mire te kampionatit pasi fituam ndeshjen e pare ne trasfert me kampionet e Tiranes, por pas asaj fitoreje morrem kater humbje rradhazi qe na corientuan e sollen shume pasiguri brenda skuadres. Ne kete menyre jave pas jave dolem nga objektivat e fillim sezonit. U larguam nga Kupa e Shqiperise si dhe filluam nje renie gjithnje e me poshte ne tabelen e klasifikimit. Kjo gje i zhgenjeu me te drejte tifozet tane si dhe drejtuesit, te cileve i kerkoj falje dhe i falenderoj qe na kane mbeshtetur dhe ne kohet tona te veshtira” shjegon portieri vlonjat.

“Faza e trete ishte shume vendimtare per te ardhmen e  skuadres tone dhe fale zotit dhe aftesive te grupit arritem qe te sigurojme qendrimin ne Kategorine Superiore. Kemi zhvilluar nje faze te trete te shkelqyer duke pasur parasysh dhe tolerimet dhe gjithcka qe ka ndodhur ne kete faze te trete kemi mundur te marrim aq pike sa askush nuk e kishte llogaritur me pare, pse jo dhe disa na shikonin ne nje kategori me poshte”, vazhdon gardiani i skuadres Shpresa i cili nje pjese te madhe te suksesit ja "faturon" trajnereve.

“Trajneri Magani ka meriten e vete ne kete ecuri te skuadres. Ai na ka mbeshtetur ne cdo moment. Dua te falenderoj dhe trajnerin e portiereve Bujar Gogunja qe ka bere nje pune te madhe me mua dhe me ka ndihmuar shume per te mbajtur nje forme te mire si dhe jam rritur e me shume si portier fale stervitjes dhe perkushtimit te tij. Nuk mund te le pa permendur dhe kryetarin e bashkise z.Shpetim Gjika qe megjithe situatat e pakendshme qe kemi kaluar ai asnjehere nuk ka vene ne presion, por perkundrazi na ka qendruar prane duke perjetuar cdo gje bashke me ne. Mendoje te perfundoj kampionatin ne menyre sa me te mire me skuadren e Flamurtarit dhe pastaj do te shikoj ofertat qe do me vijne dhe do te zgjedhe ate qe do te jete me te miren per karrieren time”, ka perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, portieri i Flamurtarit dhe Shpresave Shpetim Mocka. 

Klevis Bejkolli


busy
komente