Erjon Hoti : Kam nje dhurate per Apolonine, Kategorine e Pare ! | ||||
|
Mesfushori shkodran i Gramozit ne nje prononcim te tijin per web Albaniasoccer.com ne lidhje me ndeshjen e neserme ndaj Apolonise eshte shprehur : “Eshte folur shume per ndonje tolerime te mundshem nga ana jone ne ndeshjen e neserme perball Apolonise, por ju siguroj qe s’do te ndodhe dicka e tille. Si drejtuesit e klubit, por dhe ne vete lojtaret duam ta fitojme kete ndeshje. Duam te fitojme per ta mbyllur me nder kete sezone futbollistik ashtu si dhe e filluam. Duam te fitojme per ti dhene sadifaksionin e fundit tifozerise kolonjare ne Kategorine Superiore te ciles i jemi shume borxhlie”. “Me larguan nga Apolonia sebashku me disa lojtare te tjere se gjoja kishim shitur ndeshje duke na quajtur dhe si e keqja e skuadres firake, por fundi sezonit po tregon te kunderten dhe po nxjerr te verteten. Kur Erjon Hoti u largua nga Apolonia sebashku me shoket e tij skuadra renditej ne vendin e trete dhe si kishte mundesi qe kishim shitur ndeshje !? Sot vetem nje ndeshje nga perfundimi kampionatit ata gjenden ne vendin e parafundit qe te dergone ne Kategorine e Pare. Ishin drejtuesit ata qe ja bene gropen Apolonise duke shkatarruar nje skuader te shkelqyer dhe tani le te vuajne pasojat. Me vjen keq vetem per tifozat firak se ata s’kane faje ne kete mesele te poshter te gatuar nga drejtuesit e klubit. Une per Apolonine e drejtuesit e tyre kam vetem nje dhurate te bukur qe quhet Kategori e Pare”, ka perfunduar deklaraten e tij per web tone mesfushori talentuar shkodran. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3761 |