Dragusha merr oferta nga Kina dhe Azerbajxhani | ||||
|
Mbrojtësi kosovar Alban Dragusha pas një sezoni të shkëlqyeshëm me fanellën e skuadrës së Besës nga Kavaja ka filluar të “bombardohet” nga ofertat. Skuadrat shqiptare nuk janë të vetmet që dëshirojnë shërbimet e gjigandit të mbrojtjes, pasi ka skuadra edhe nga jashtë që janë të interesuara për qendërmbrojtësin kosovar. Këtë lajm e ka bërë të ditur mbrojtësi Alban Dragusha. “Sigurisht se jam i kënaqur për atë që tregova në këtë sezon te skuadra e Besës. Oferta kam nga skuadrat shqipetare, por tash për tash nuk preferoj t’i bëj të ditur emrat e skuadrave. Kam oferta edhe nga jashtë. Një skuadër nga Kina dhe një nga Azerbajxhani janë të interesuara për mua”, ka thënë Alban Dragusha. I pyetur se cilët janë emrat e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij, Dragusha është përgjigjur: “Njëra skuadër është Olimpik Baku nga Azerbajxhani, kurse emri i skuadrës nga Kina nuk më kujtohet”. Alban Dragusha së bashku me shokët e skuadrës së Besës kanë arritur ta fitojnë Kupën e Republikës së Shqipërisë. Dragusha në çastet e fundit hiqet nga kombëtarja kuqezi Kosovari Alban Dragusha ka qenë në planet e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet miqësore, por emri i tij është hequr nga lista në çastet e fundit. “Isha në planet e kombëtares për këto dy ndeshje, por në çastin e fundit nuk më ftuan për grumbullim. Unë s’kam pasur kontakte me asnjërin nga stafi teknik të kombëtares, por presidenti ka pasur dhe ai më ka njoftuar”, ka bërë me dije Dragusha. Futbollistët kosovarë do të provohen te Besa Ish-mbrojtësi i disa skuadrave në futbollin e Kosovës, Alban Dragusha, ka thënë se është duke menduar që gjatë afatit kalimtar të verës t’ua bëjë të mundur disa futbollistëve të provohen në skuadrën e Besës. “Jam duke menduar që gjatë afatit kalimtar të verës të sjell për prova disa futbollistë nga Kosova”, ka thënë Dragusha, i cili është shumë i afërt me presidentin e klubit të Besës, Nexhat Bizhdili. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4133 |