Skenderbeu / Agim Zeqo merr info nga Laze, i ankohet Muces! | ||||
|
Presidenti i Skenderbeut Agim Zeqo ka qene i pranishem ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ku dhe ne shoqerine e kolegut te tij Arben Laze ka ndjekur miqesoren Elbasani-Skenderbeu. Ai nuk ka qene aspak entuziast me lojen e djemve te paguar prej tij. Per asnje moment se ka ndare puron e tij nga goja cka tregonte me se miri dhe gjendjen e tij jo relaksuese. Pakenaqesine per lojen e dobet te ekipit te tij ja ka shprehur dhe Lazes. Te dy presidentet kane folur dhe per skuadren e Beses me te cilen korcaret kane dhe ndeshjen e pare me 21-Gusht. Zeqo ka dashur te mesoje me shume per kundershtarin dhe per kete ka kerkuar dhe ndihmen e Lazes duke e pyetur per ekipin kavajas. Pergjigjja e bosit verdheblu ka qene : "Kane te njeten force si sezonin e kaluar". Ne fund te ndeshjes para sheshit te stadiumit presidenti Zeqo ka takuar trajnerin Muca duke i shprehur dhe pakenaqesite per paraqitjen e dobet perballe nje kundershtari modest. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4116 |