Skenderbeu dhe Shkumbini ne “lufte” per Dorian Bylykbashin | ||||
|
Dy skuadrat me aktive ne futbollin shqiptare Skenderbeu dhe Shkumbini jane ne “lufte” per te marre sherbimet e mesfushorit elbasanas Dorian Bylykbashi. Skuadra e sponsorizuar nga Ylli Ndroqi ka me shume se dy jave qe i ka ofruar nje kontrate te majme Bylykbashit, por ky i fundit ende s’ju ka kthyer pergjigje. Me nje lojtar klasi si ai, trajneri Mirel Josa do te ishte mjaft i kenaqur dhe do ta quante te mbyllur merkaton. Nga ana tjeter burime prane klubit korcar pohojne se dhe drejtuesit bardhekuq kane pasur kontakte me Bylykbashin. Ne ndeshjen miqesore qe Skenderbeu zhvilloi me Elbasanin ra ne sy dhe mesfushori me asiset e tij dhe kjo e ka tunduar presidentin Zeqo per ti bere nje oferte. Muca gjithmone ju ka kerkuar nje lojtar klasi drejtuesve dhe ku mund te gjej me te mire se Dorian Bylkbashi. Vete lojtari ka deklaruar se keto 6-muaj do ti luaj me ekipin e vendlindjes dhe sikur te mos paguhej ne shenje falenderimi per ate qe skuadra verdheblu i ka dhene. Mbetet per tu pare nese Dorian Bylykbashi do te tundohet nga shumat e medha qe po i afrojne dy nga skuadrat me aktive ne futbollin shqiptare apo do te pranoj te luaj per ngjyrat e vendilindjes duke marre nje shume te hollash shume here me te vogel. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4037 |