HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kavajë / Takim "disapalësh" pas ndeshjes
nga AlbaniaSoccer   E martë, 24 Gusht 2010 09:16   pdfShtypEmail

dhuna-stadiumMbasi gjygjtari Albano Janku I ka dhënë fund ndeshjes, është zhvilluar një mbledhje secrete në dhomët e presidentit të Besës Nexhat Bizhdili. Drejtuesit e të dyja ekipeve Bizhdili dhe Zeqo, së bashku me presidentin e FSHF Armando Duka, Lutfi Nuri dhe zyrtarë të tjerë të klubeve dhe të federatës janë drejtuar për tek dhoma e presedentit kavajas. Të gjithë këta zyrtare kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura, ku nuk është lëjuar pjesëmarrja e personave të tjerë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të zhvillohet një takim i tillë mbas përfundimit të një ndeshjeje. Nga sa është mësuar ky takim me drejtuesit e klubeve dhe të FSHF-së është zhvilluar në lidhje me faktin e hedhjeve të sendve të forta në fushë. Miqesia mez zyrtarëve të federatës dhe drejtuesve të të dyja klubeve ekzisonte prej kohësh. Mësohet se presidenti Bizhdili ka kërkuar sqarime në lidhje me vendimin e arbitrit Janku pr mos akordimin e kësaj penalltie. Ndësa zyrtarët e federatës kanë thënë se kjo gjë - dyshimi për një mos dhënie penalltie mund të ndodhte kudo, madje ka ndodhur edhe ne botëror ku janë anulluar gola të rregullt. Në një moment z. Lutfi Nuri i pranishëm ka thënë një batutë në lidhje me ndeshjen Angli-Gjermani mbas ragimit të presidentit kavajas; "Anglisë në botëror iu mohua një gol i pastër, e jo më një penallti e dyshimtë". I pranishëm presidenti Duka ëshstë munduar që të zbusë gjakrat duke thënë se ccdo gjë do të shqyrtohet më vonë nga Komisionet në federatë. Duke lënë kështu të hapur mundësinë për ndëshkimin e Besës, apo edhe të gjygjtarit Janku për veprimin e tij. Kjo mbledhje ka patur edhe shumë debate të tjera të cilat kanë mbetur në atë dhomë. Kjo ka zgjatur për më pak se 1 orë dhe më pas drejtuesit e pranishëm janë shpërndarë. Pritet që me këtë cështje tashmë të merren organet e federatës, por aludohet se cilado qofshin vendimet që do të merren pas kësaj ngjarje, ato thuajse jane vendosur në këtë takim.

Shpati Kolgega


busy
komente