Armando Duka : Tifozeria nuk ishte korrekte! | ||||
|
Një mbledhje rrufe kanë organizuar drejtuesit e FSHF-së, presidenti Armando Duka, zv/ i tij Lutfi Nuri, sekretari i përgjithëshëm Eduart Prodani, shefi i sektorit të garave Ilir Shulku si dhe anëtarë të KE-se që kanë qenë të pranishëm në stadiumin "Besa", dy presidentet e skuadrave përkatëse Nexhat Bizhdili i Besës dhe Agim Zeqo i Skëndërbeut. Në këtë mbledhje ka qenë dhe zv/minsitri i sportit në MTKRS z. Dashnor Bajaziti. Pas mbledhjes që ka zgjatur 38 minuta presidenti i FSHF-se Armando Duka tha se: "Nga e gjithë kjo që ndodhi ne së pari duhet të distancohemi. Komisionet besoj do të marin vendimet e tyre. Presidentët investojnë për të mirën e futbollit e nuk investojnë që në fushë të gjuhet me shishe e me gurë, po për tu luajtur futboll. I mblodha edhe z.Bizhdili edhe z.Zeqo të dy në zyrën e presidentit kavajas pas ndeshjes bashkë me punonjës të tjerë të aparatit të FSHF-së dhe e diksutuam së bashku atë që ndodhi. Ajo që unë mund të them për sot është se tifozët nuk ishin korrekt". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4146 |