Laci / Tifozat irritohen me mediat televizive! | ||||
|
Emisionet e "famshme" sportive qe zhvillohen ne fundjave neper tv te ndryshme kane harruar Laçin...Tifozet bardhezi ne nje prononcim per albaniasoccer.com shprehen: "U be e modes qe "opinionistet" e famshem nuk flasin fare per ne.Nuk na interesojne shume mendimet e ketyre batakçinjve po eshte e drejte qe te kete te pakten dy llafe per te gjithe ekipet e superliges.E dime qe jane tifoze me ekipe te ndryshme po sinqerisht na eshte merzitur gjithmone Tirana,Dinamo etj Jane te paret qe na versulen per probleme te ndryshme pavaresisht qe ne kete pike kane kohe qe skane ca thone.Jemi nder ekipet me simpatike me nje stadium bashkekohor dhe shkallet gjithmone plot.Kemi respekt per disa po shumica e atyre qe dalin ne tv thjeshte per tu dukur jane nje zero e madhe.Ka kohe qe vazhdon ky menjefregizem karshi nesh madje shume ekipeve te rretheve.Kjo nuk eshte e drejte.Audienca neper rrethe eshte e madhe dhe te gjithe tifozerite meritojne hapesiren e tyre per idhujt e tyre.Nuk kemi ngelur per "komplimentat" e tyre po tani e tutje kerkojme te mos thone asnje fjale per ne...Krenaria jone jane çunat e ekipit dhe ne do vazhdojme ta bejme mire "detyren" tone mbeshtetjen e zjarrte.Tani kemi nje sfide emocionuese ne fundjave kunder bardhebluve ne "Qemal Stafa" ku premtojme se do jemi te shumte dhe te zjarrte.Te festojme pavaresisht rezultatit perfundojne drejtues te tifo grupit "Ultras Divas" prononcimin e tyre per webin tone.Duket qe ultrasit bardhezi i kane shpallur lufte medias televizive.Dicka e ngjashme ndodhi dhe vitin e kaluar ku tifozet laçiane te famshem per pankartat e tyre i dedikuan nje te tille dhe nje personazhi te ketyre emisioneve i cili fliste gjithmone me mllef kunder Laçit dhe qe ne fakt dha efektin e duhur ne vazhdimesi Igli Nikolla Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4613 |