Kategoria Superiore / Besa-Vllaznia 0-1 | ||||
|
Kavajasit do të ishin ata që në minutat e para do të shfaqnin një superioritet të lehtë duke këmbëngulur më shumë. Në minutën e 10-të kavajasit do të kishin një shans shumë të mirë ku Semir Haxhibuliç në krahun e majtë të sulmit, pason në qëndër të zonës për Mihanin, i cili godet fort, por portiere Vujadinoviç grushton bukur duke shmangur një gol të sigurt. Loja do të ekuilibrohej më pas, ku Vllaznia do të shikonte më shumë përpara me dyshen Kaçi-Sinani. Lufta e fortë në mesfushë do të mbizotëronte, ku lojtarët e të dyja skuadrave shpeshherë bënin ndërhyrje të ashpra. Për Vllazninë rasti i parë do të vinte në minutën e 25-të, ku Sinani jep një pasim të gjatë në thellësi të zonës për Kaçin, i cili godet fluturimthi në pozicion diagonal me portën, por nuk shënjestron siç duhet. Loja do të merrte një ritëm më të lartë mbas minutës së 30-të, ku Besa me anë të dyshes Cikalleshi-Sead Haxhibuliç do të bëhej më e rrezikshme. Trajneri Daiu nxjerr Semir Haxhibulicc për Osmanin. Teksa pritej një presion i Besës, në minutën e 40-të Cikalleshi mbasi kishte goditur topin në një pozicion jashtë loje, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, dhe del me të kuqe. Besa me 10 futbollistë, ndëkrohë që në minutat e mbetura të pjesës së parë loja mbeti e barabartë, pavarësisht epërsisë numerike që kishte Vllaznia. Trajneri Daiu do të hidhte në fushën e lojës një skuadër sulmuese duke aktivizuar gjtihashtu Dos Santos dhe Shtinin. Ndërsa Vllaznia nga krahu tjetër tregohej racionale dhe nuk ushtroi një presion të dukshëm mbi Besën, megjtihëse kishte një lojtar më shumë. Trajneri Radonjiç do të mundohej të forconte mesfushën me Belishën dhe Shtubinën, për ta vënë më shumë në ëvshtirësi Besën. Në minutën e 58-të Sinani do të jepte një assist brënda zonës për Shtubinën, i cili edhe pse i kishte të gjitha mundësitë, nuk arriti të godasë. Besa në krahun tjetër me anë të kundërsulmeve dhe shpejtësisë së Dos Santos përpiqej të rrezikonte, por pa rezultat. Sulmuesi Sinani vazhdon ofensivën e tij teksa në të 65-ën do të jepte goditjen e parë personale, në një gjuajtje të fortë drejt portës, por Bakaj do të grushtojë fluturimthi. Mbas këtij moment Kaçi do të merrte një assist nga Sinani dhe do të dilte i vetëm me Bakajn, por do të godiste mjaft keq duke shpërdoruar. Besa ishte në vështirësi, megjithatë vazhdonte ende të rezistonte. Mbas disa sulmesh rresht të Vllaznisë kundërpërpgjigjet Besa me anëtë Mihanit në të 70-ën. Ai do të ekzekutonte bukur nëj goditje dënimi duke goditur fort drejt portës, por portieri shkodran grushton në vështirësi. Teksa po luheshin minutat e fundit, në të 81-ën, Sinani do të jepte goditjen “vdekjeprurëse” për Besën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e mbrojtur nga Bakaj. Ky ishte goli i fitores për Vallzninë, ndërsa në minutat e mbetura nuk ka shumë histori.
Besa : Bakaj, Tragaj(Shtini 61’), Ferizoviç, Jakupi, Lazerevski, Mihani, Pocci, Dhëmbi(Dos Santos 57’), Cikalleshi, Semir Haxhibuliç (Osmani 37’), Sead Haxhibuliç Trajner : Përparim Daiu Trajner : Mojash Radoniç Kartona të verdhë: Cikalleshi / Vajushi, Sinani, Smajli, Gocaj, Nimani Karton i kuq: Cikalleshi Gjygjtarë : Enea Jorgji(Elbasan), Gerard Qirici(Tiranë), Rezart Zhuli (Gjirokastër)
Altin Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3406 |