Shkelqim Muca: Luajtem bukur pas golit te pare | ||||
|
Trajneri i skuadres se Skenderbeut Shkelqim Muca u ndje shume i kenaqur per fitoren e skuadres se tij, por e pohoi se ekipi korcar luajti nje futboll kualitativ pas shenimit te golit te pare. "Jam i kenaqur per tre piket dhe mund te them qe pas golit te pare gjithcka funksionoi ashtu siç duhet. Ndoshta kishte pak trysni ne ekip per faktin qe shtypi aludoi se Besa ishte cope-cope nga mungesat dhe realisht nuk doli ashtu sepse ishin nje ekip i vendosur shume mire ne fushe. Natyrisht qe autogoli na hapi rrugen drejt fitores sepse kundershtari u hodh ne sulm dhe ne shfrytezuam shume mire kundersulmin. Por deri tek momenti i autogolit ishim shume te paqarte ne sulm. Pastaj edhe me hyrjen e Brkicit sulmi u permiresua shume. Une i kam thene gjithmone Brkic por edhe sulmuesave te tjere qe duhet te jene te qete. Ne momentet kur golat nuk vinin i kam keshilluar qe te mbajne qetesine dhe te punojne normalisht sepse golat do te vinin si rrjedhoje e pune se mire dhe siç e shohim kisha te drejte. Kur sulmuesat shenojne une natyrisht qe jam shume i kenaqur sepse ai eshte roli i tyre dhe fale golave te tyre ne mund te arrijme objektivat", theksoi trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca pas ndeshjes Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3838 |