Sherr mes presidenteve-jep doreheqje Ndroqi | ||||
|
Mbledhja e pergjithshme e grupit te presidenteve te Kategorise Superiore, ende pa filluar ka degjeneruar ne ofendime banale deri edhe ne goditje me shishe, larg objektivit te kamerave ne momentet e tensionit.Nje grup presidentesh ka kerkuar doreheqjen e kryetarit te grupit te presidenteve te Superiores z. Koço Kokedhima, nje kerkese jashte rradhe, per me teper per nje vendim qe mund ta marre vetem Komiteti Ekzekutiv. Gjithçka duhet te jete tensionuar me se tepermi pasi kryetari Kokedhima ka nxjerre disa tabulate telefonatash e mesazhesh qe nga ku presidentet e klubeve ia drejtonin gjyqtareve, duke i akuzuar per presione ndaj arbitrave. Nje gje te tille e ka aprovuar edhe shefi i Sektorit te Gjykimit, Arsen Hoxha ne nje raport qe i ka çuar zotit Kokedhima ne lidhje me kerkesat e shpeshta qe kane pasur presidentet per te mesuar emrat e gjyqtareve per ndeshjet e tyre dite perpara zhvillimit te ndeshjes, gje qe bie ndesh me rregullat e reja, sipas te cilave gjyqtaret njoftohen diten e ndeshjes se ku do te gjykojne. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3934 |