Ismet Saliaj: Po e shkaterrojne totalisht Dinamon | ||||
|
Situata kaotike e kreijuar keto dite ne ambientet e Klubit te Dinamos si duket nuk ka marre fund ende. Sot iu eshte kerkuar qe edhe kati i trete i godines se Akademise se Dinamos te "zaptohet" nga Agjensia e Sporteve. Per kete per kete problem administratori i klubit dinamovit shprehet per Albaniasoccer.com me keto fjale: " Na kane prere te gjitha rruget duke na perjashtuar si fillim nga ambientet tona. Nuk kemi menyre tjeter zgjidhjeje me ta, sepse ata po na flakin ne rruge. Te gjitha investimet tona te ketyre viteve po hidhen poshte nga ata. Mendimi im kryesor per situaten e tille te krijuar te ekipi i te rriturve, pra te keto humbje e barazime ne kete faze te dyte ku nuk kemi marre asnje pike eshte dhe si pasoje e ketyre problemeve. Ne qofte se do te vazhdohet keshtu nuk do te jete e vone dita kur edhe ekipi i Dinamos te endet si Partizani ne vendet e fundit te tabeles ne kategorine e pare." - ka perfunduar Saliaj prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4163 |