Kategoria Superiore/ Tirana - Elbasani 6-1 | ||||
|
Nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, Tirana fiton ne nje ndeshje qe minutat e para te saj i pati te veshtira. Gjashte gola per gjashte futbolliste ne kete takim, ashtu si nuk kishte ndodhur here tjeter ne ekipin e Tiranes. Ai qe theu hovin e tiranasve ishte Endri Bakiu qe shenoi golin e nderit per Elbasanin. Minutat e para te lojes treguan nje ekip mik me tipare sulmuese, por nje aksion i bardhebluve konvertohet ne gol nga Jahmir Hyka ne minuten e 16'. Me pas miqte jane ata qe vene lojen nen kontroll per rreth pese minuta dhe kerkonin qe te barazonin shifrat. sulme te shumta te tyre por mbrojtia e Tiranes ishte ne lartesine e duhur. Ne minuten e 28 Zizovic kroson ne zone per Bekim Balaj dhe ky i fundit me nje gjysme rrofeshate shenon duke lene portierin Llani si nje spektator ne ate rast. Edhe pse loja ishte ne krahun e Tiranes perseri djemte bardheblu kerkonin nje gol sigurie, jo per 90' minuteshin por vetem per pjesen e pare. Ne minuten e 33' Kacollja pengon sulmuesin Hyka ne hyrje te zones dhe kryesori Cekaj akordon penallti. Ekzekuton Andi Lila dhe shenon, 3-0. Me tre gola ne epersi te vendasve mbyllet pjesa e pare. Ne pjesen e dyte trajneri i Elbasanit, Ilirjan File freskon skuadren me tre futbolliste. Ai hedh ne fushen e lojes Sulejmanovic, Bella dhe Hyshmerin, ndersa nga loja del Kuci, Dalipi dhe Capja. Edhe pse kreu te treja zevendesimet nuk mund ti bente balle sulmit te Tiranes. Ne nje aksion pa pretendime Gvozdenovic kalon Tiranen per here te katert ne avantazh ne minuten e 59' te takimit duke i cuar shifrat ne 4-0. Loja do te nderronte "fytyre" pasi elbasanllijte i drejtohen sulmit dhe kerkojne gol me patjeter. Ishte Bakiu ne minuten e 63' ne brendesi te zones, aty pengohet nga Dushku dhe fiton nje penallti. Ekzekuton por pret Lika, eshte perseri Bakiu qe gjuan dhe kete here sakte, shenon. 4-1 per Tiranen. Pas ketij goli Elbasani krijoi shpresa se mund te shenonte me shume dhe ne disa minuta rresht iu drejtua sulmit, por pa rezultat. Rikthehen serish te porta e Elbasanit djemte e rinj te Tiranes sepse ne loje ne minutat 61', 67' dhe 70' kishin hye ne loje per Tiranen Morina, Sorra, Hajdari. Keta ishin frymemarrja e thelle per Tiranen dhe arriten te shenonin en minutat e fundit te takimit. Ne minuten e 82' ishte Hajdari qe pasi mori nje asist nga Morina e dergoi topin ne rrjete. Ne minuten e 84' Karabeci do ti jepte nje top nga mesfusha Morines dhe ky i fundit me nje parabol kalon portierin Llani dhe shenon golin e gjashte per te tijte. Me shtate gola u mbyll ky takim dhe Misho kerkon te riperserise dy ndeshjet e fundit ne Shkoder tashme pasi kete ekip e ka rival direkt per vendin e trete ne tabelen e klasifikimit. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5221 |