Tomori/ Kater muaj dhe 970 milione leke per rikonstruksionin e stadiumit | ||||
|
Stadiumi “Tomori” i qytetit te Beratit do te rikonstruktohet per te kapur standartet e nevojshme qe do ta lejojne skuadren te marre pjese ne Superiore. Kjo, do te arrihet ne saje te nje investimi te MTKRS-se dhe FSHF-se, me vlere te pergjithshme 970 milione leke te vjetra. Prej vitesh impianti ishte lene pas dore, duke shkuar drejt degradimit. Muret, dhomat e zhveshjes, dushet dhe tualetet thuajse kane dale jashte funksionit, ndersa pjesa tjeter eshte amortizuar. Faza e pare e punimeve perfshin rikonstruktimin e mureve, dritareve e instalimeve elektrike dhe hidraulike. Gjithçka do te behet me fondin 270 milione leke te vjetra te Ministrise se Sporteve. Ndersa ne fazen e dyte te punimeve eshte akorduar nje fond prej 700 milione lekesh te vjetra nga Federata e Futbollit, per shtrimin e tapetit te ri. Punimet do te zgjasin 120 dite dhe Tomori do te jete i detyruar ti luaj jashte fushes ndeshjet e para te kampionatit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4720 |