Kategoria Superiore/ Teuta-Flamurtari 1-0 | ||||
|
Nje gol ne minuten e pare shtese ka derguar ne qiell Teuten. Hyshmeri, futbollisti elbasanas me perlen e realizuar ne fund te ndeshjes mund te quhet pa frike heroi i ketij takimi. Flamurtari nenkampioni i Shqiperise eshte dorezuar vetem ne fund te ndeshjes pas rezistences se madhe dhe mundesive per te fituar qe kishte. Te dyja skuadrat e kane nisur ndeshjen mjaft mire dhe ne pjesen e pare loja pa shume raste eshte zhvilluar ne mesfushe. Te dy trajneret, Lika i Teutes dhe Lutaj i Flamurtarit kishin vendosur ne fushe skuadra te kujdesshme. Ne pjesen e dyte Flamurtari ka patur me shume deshire dhe Rizvani ka shpetuar ne dy raste porten e tij. Mocka nuk ka patur aq pune sa kolegu i tij edhe pse ne sulm durrsaket arrinin te dilnin mjaft mire duke perdorur te dyja krahet. Ndeshja ka qene mjaft e bukur dhe ka justifikuar numrin e madh te tifozeve qe kishin ardhur ne stadiumin Niko Dovana. Nuk munguan edhe tifozet vlonjat te cilet ne fund ngelen te zhgenjyer nga humbja. Ndeshja dukej se do te mbaronte me porta te paprekura por askush nuk e kishte parashikuar golin spektakolar qe Renato Hyshmeri kishte rezervuar per ne fund te ndeshjes. Minuta e 91-te ka sjelle fitoren per Teuten qe me keto tre pike ka kapur vendin e pare ne tabelen e klasifikimit.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4185 |