Laçi-Vllaznia 3-1 Shkodranet i rikthehen fundit | ||||
|
U duk sikur problemet e deritanishme kishin kaluar disi pas fitoreve me Shkumbinin per kampionat dhe me Tomorin per kupe por trasferta e Laçit ishte nje rikthim ne “ferr†per kuqeblute. Pjesa e pare e ndeshjes ishte nen kontrollin e shkodraneve edhe pse nuk arriten te shenonin asnje gol ne porten e Llanit. I vetmi aksion i rrezikshem ishte nje gjuajtje e Sinanit e cila perfundoj ne traversen e portes se Laçit. Pjesa e pare u mbyll pa shume emocione dhe ndoshta ishte pikerisht fakti qe Vllaznia nuk arriti te bente dicka te mire qe i dha zemer lojtarve kurbinas per ne pjesen e dyte. Trajneret e Shqiperise U-21 dhe A te pranishem ne shkallet e tribunes, ndoqen nje pjese te pare pa shume emocione Me fillimin e pjeses se dyte lojtaret bardhezi u pa qarte qe kishin nder mend te arrinin fitoren dhe goli nuk vonoj te vinte. Ishte pikerisht nje ish lojtar i Vllaznise, gjirokastriti Arlind Nora qe do te kalonte ne avantazh ekipin vendas ne minuten 50-te. Furia e laçjaneve nuk u ndal me kaq por u konkretizuar me nje tjeter gol ne minuten 62-te me ane te Veliajt i cili shfytezoj nje kros shume te bukur te Mustafarajt nga e djathta e sulmit. Tashme ekipi shkodran ishte komplet i shthurur dhe ne minuten 65-te pas nje remuje ne zone do te ishte shkodrani Valdano Nimani ai qe do te çonte shifrat ne 3-0. Ne te tre golat e ekipit laçjan u pane qarte mangesite e repartit mbrojtes kuqeblu. Edhe nderrimet qe beri trajneri Luçi nuk arriten ti jepnin ekipit shkodran asgje me teper se nje gol ne minutat e fundit te ndeshjes pas nje kombinimit te bukur midis Bale dhe Kasapit i cili gjuajti fort dhe mposhti portieri Llani. Ky ishte goli i nderit sepse rrezultati nuk do te ndryshonte me deri ne mbylljen e ndeshjes pas 4 minutave shtese te dhena nga gjyqtari Jemini. I vetmi lojtar qe tentoi te bente dicka nga ana e shkodranve ishte i riu Bala por i vetem ne nje shkretetire kuqeblu nuk mundi te bente me teper se nje asist per golin e Kasapit. Puna e trajnerit Luçi duket se do te jete shume e veshtire qe te arrijne te ngrejne ne kembe nje ekip me shume probleme ne gjirin e tij.  Laçi – Vllaznia  3-1 Shenues: Nora 50’, Veliaj 62’, Nimani 65’ / Kasapi 81’ Shkumbini: Llani, Nino, Brahja, Cela (36’ Kastrati), Shazivari, Mustafaraj(76’ Vucaj), Kaja, Veliaj, Nimani, Malo(63’ Sefgjini), Nora – Trajner: Stavri Nica Vllaznia: Grima, Doci (72’ Rizvanolli), rrustemi, A.Beqiri, E.Beqiri, Mrvaljevic, Shtubina (54’ Leandro), Nallbani, Smajli (58’Kasapi) Sinani, Bala – Trajner: Roland Luçi Gjyqtar: Lorenc Jemini Karton te verdhe: Shazivari 59’, Rrustemi 90’   90’+4 perfundon takimi 3-1 90’ Gjyqtari katert akordon 4 minuta shtese akordon 90’ Rustemi ndeshkohet me karton te verdh pas nje nderhyrje te gabuar ndaj Nores 81’ Kasapi ngushton rezultatin ne 3-1 76’ Laci bene dhe zevendesimin e trete. Ne fushen e lojes hyn Vucaj ne vend te Mustafarajt 72’Trajneri Luci ka bere dhe zevendesimin e trete dhe te fundit. Ka larguar Docin dhe ne vend te tij ka hyre sulmuesi Rizvanolli 66’ Mbrojtesi Cela eshte rikthyer ne stadium pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e qytetit. Ai tani po ndjek lojen e shokeve te tij. 62’ Veliaj i ngre ne dy golat e shenuar per skuadren e tij, duke i siguruar keshtu nje fitore mjaft te rendesishme deri ne keto momente 58’ Vllaznia bene dhe zevendesimin e dyte. Futet ne loje Kasapi ne vend te Smajlit 54’ Trajneri Luci bene zevendesimin e pare. Largohet nga loja Shtubina dhe ne vend te tij aktivizohet braziliani Leandro 50’ Arlind Nora shenon golin e avantazhit per Lacin 46’ Fillon pjesa e dyte e ndeshjes 45’ +2 Nje pjese e pare me e mire per Vllaznine. Nallbani dhe Mrvaljevic kane qene lojtaret me te mire per kuqeblut ne pjesen e pare 45’ Pasi jane luajtur e dy minutat shtese te dhena nga arbitri kater rezultati ka mbetur 0-0 41’ Sinani shume prane golit, por topi i gjuajtur prej tij trondit traversen e portierit Llani 36’ Mbrojtesi Emiliano Cela i Lacit largohet nga fusha e lojes pasi ka mbetur i demtuar pas nje perplasje me sulmuesin Bala. Ai eshte care ne koke dhe eshte derguar me ambulanc ne spital per te marre ndihmen e nevojshme 25’ Ne stadiumin e Lacit mberrin trajneri i kombetares Shqiptare Josip Kuzhe  3’ Talenti shkodran Bekim Balaj ka pasur nje mundesi te mire shenimi, por portieri Llani ka ngushtuar ne goditje kendi 1’ Fillon ndeshja, ne tribunen e Stadiumit ndodhet trajneri i U-21 te Shqiperise, Artan Bushati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4389 |