Leter e hapur/ Tifozet beratas : I nderuar z.Duka, te lutem na lejo te ndjekim ndeshjen me Tiranen! | ||||
|
Tifozet beratas i jane drejtuar FSHF-se, dhe presidentit te saj z.Armando Duka me nje leter te hapur. Të nderuar drejtues të FSHF I nderuar president z. Armando Duka Pavaresisht peripecive, që skuadra jonë po kalon këtë sezon dhe renditja e keqe ku ekipi ynë ndodhet ndeshja e rradhës është Tomori-Tirana. “Ultrasit” shprehen që kanë 10-vjet që e presin takimi me Tiranën, por kur mendon se asnjë nuk mund ta ndjek në stadium këtë takim, atëherë të gjithë ndihen keq, dhe kthejnë sytë nga Federata që për këtë takim të falet dënimi. Futbolli luhet për tifozët, dhe këtë ndeshje duhet që ata të jenë në stadium. Si tifozet e Tomorrit ashtu edhe ata të Tiranës. Të gjithë shpresojnë që FSHF, të fal dënimin e mbetur që është edhe një ndeshje pikërisht ajo me Tiranën. Kemi mësuar se klubi ynë e ka apeluar këtë vendim dhe FSHF, i ka qëndruar vendimit të mëparshëm duke kërkuar që edhe këtë ndeshje skuadra beratase ta zhvilloj pa tifozë dhe më pas dënimi do të jetë i shlyer. Kjo na detyroj ne si qytetarë dhe tifozë t’iu dergojmë këtë kërkesë duke shpresuar se do të merret parasysh. I lutemi FSHF-se, në emër të një tifozerie dhe të një qyteti të na fal dënimin dhe ndeshja të luhet aty ku FSHF dhe Tirana dëshirojnë, madje tifozeria është e gatshme që takimi të zhvillohet edhe në Tiranë vetëm të lejohet hyrja e tifozave të Tomorrit. Kjo për ne është një ndeshje e rëndësishme, më shumë se ndeshja e ekipit është ndeshja jonë dhe duam ta luajmë. Duam të jemi aty dhe të mbështesim djemtë tanë në këtë moment të vështirë ndoshta një mos organizim i mirë i një ndeshjeje dhe dashakeqësia e një personi nuk duhet të dëmtojë një qytet i cili futbollin e ka pjesë integrale të tij. Na jepni mundesin që atë ndeshje ta jetojmë ashtu si jetohet nje ndeshje futbolli. Ta jetoj ndeshjen një qytetar, një tifoze. I lutemi FSHF-se, në emër të spektaklit pasi futbolli luhet për tifozët, që kjo ndeshje të shkojë në mënyrën e duhur nevojiten 22-futbollistë nga 11-për cdo skuadër, 3-gjyqtarë të paanshëm dhe nga qindra-mijëra tifozë qofshin të Tiranës apo të Beratit. Duke besuar në mirëkuptimin tuaj, presim një përgjigje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3909 |