Albert Kaci firmos me Teutën | ||||
|
Sulmuesi shkodran është optimist për aventurën e re. Sulmuesi shtat "shkurtër" Albert Kaci pasi nuk ka gjetur akordin me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj ka qenë një lojtar i lirë. Duke përfituar nga kjo situatë shumë presidentë klubesh të kategorisë Superiore kanë treguar interes për të pasur shërbimet e sulmuesit shkodran. Presidenti i djemve të detit Edmond Hasanbelliu është treguar më i shpejtë se kolegët e tij duke i ofruar një kontratë një vjecare dhe me kushte financiare shumë të mira të cilat nuk mund te refuzoheshin nga futbollisti shkodran. Lojtari ne prononcimin e tij për albaniasoccer.com ka deklauar : "Ndihem optimistë për këtë aventur të re që po filloj me skuadrën e Teutës. Objektivat që presidenti Hasanbelliu ka për skuadrën si dhe kushtet financiare që ai me ofroi më bindën që të firmosja një kontratë një vjecare. Do jap maksimumin tim me këtë fanellë sic kam dhene për cdo skuadër që kam luajtur. Nuk do ti zhgënjej drejtuesit dhe tifozët". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6440 |