Kategoria Superiore/ Skenderbeu me nje dore te titulli! | ||||
|
Java e XXIII e superliges solli përsëri rokade mes Skënderbeut dhe Teutës ne krye te renditjes por edhe humbjen shokuese te Tiranes ne minutën e fundit ne derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos. Ne Korçe Kampionet ne fuqi te Skënderbeut munden me rezultatin 2-1 Vllaznine duke u ngjitur ne vend te pare te ndihmuar edhe nga humbja ne Laç e Teutës. Korçaret shënuan dy here ne pjesën e dyte me ane te Xhafaj dhe Plakut përpara se Gjini te ngushtonte diferencën ne minutën e 91-te. Përballe një skuadre qe rrezikonte shume ne renditjen e përgjithshme si Laçi, Teuta e Durrësit nuk arriti te mbante presionin duke humbur 1-0. Ne fushën asnjanëse te Krujës dhe për me tepër pa tifozë golin e vetëm për kurbinasit e shënoi Vucaj ne minutën e 61-te. Humbja me e hidhur e Tiranes tre jave nga përfundimi i kampionatit duke e larguar tashme 4-pike nga kreu i renditjes ndërsa zbeh akoma me shume luftën e saj për titullin kampion. Bardhblute pësuan një gol me penallti ne minutat e fundit duke humbur 3-2 ne derbin e kryeqytetit kundër Dinamos. Edhe pse skuadra e trajnerit Rubio kaloi dy here ne avantazh fillimisht me Balen e me pas Kalarin jo vetëm nuk administroi rezultatin duke u barazuar ne këto raste por edhe pësoi golin e trete ne minutën e fundit nga pika e bardhe me Kulin i cili ishte protagonist i kësaj ndeshjeje me dopieten e tij. Por fitore arritën edhe shumica e skuadrave te tjera qe rrezikojnë qëndrimin ne superlige. Kamza mundi Pogradecin 2-1 duke marre tre pike shprese, Tomori fitoi 3-2 ne fund ndaj Flamurtarit ndërsa Apolonia përmbysi disavantazhin duke fituar 2-1 ndaj Bylist. Ndërkohë pozitat e Shkumbinit u rrezikuan mjaft pasi me humbjen 0-1 ne Peqin me Kastriotin e gjen veten vetëm 3-pike larg zonës play-out. Pas javës se XXIII kryeson Skënderbeu me 50-pike i ndjekur nga Teuta 49 dhe Tirana 47-pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3810 |