Stavri Nica shtrydh lojtaret e tij | ||||
|
Pas disa seancash stervitore te zhvilluara ne fushat e kombetares ne Kamez dje ekipi kurbinas eshte stervitur ne plazhin e Patokut. Duke pare qe fushat e Laçit ishin te mbushura me uje nga shirat e shumte te rene keto dite. Pas ndeshjes per kupe te fituar kunder Beslidhjes, ku protagonisti kryesor ishte i riu i talentuar shkodran Erjon Vucaj, i cili jo vetem shenoj nje super gol por edhe dha mbi 7-8 asiste per shoket e tij te ekipit. Trajneri durrsak vendosi te vazhdonte stervitjet larg Laçit. Seanca stervitore e djeshme ka qene shume e rende duke pare qe u zhvillua ne rere. Lojtaret bardh e zi zhvilluan ushtrimet,vrapime dhe ushtrime me topin. Ishin te gjith te pranishem, edhe lojtaret qe luajten 90-min per kupe, e vetmja mungese ishte ajo e Bllaces qe pesoj nje demtim ne ndeshjen e kupes. Javen e ardhshme ne sfiden kunder Tiranes ekipit laçjane do ti mungojne kapiteni Brahja dhe Mustafaraj per shkak te kartonave te kuq te marre ne ndeshjen e fundit dhe duket qe ndoshta do ti shtohet edhe mungesa e Bllaces te demtuar.
Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4126 |