Miqesore/ Vllaznia-Beselidhja 1-1, Duro ende pa bere sefte fitoren | ||||
|
Ekipi shkdoran i drejtuar nga trajneri Shpetim Duro ka barazuar diten e djeshme ne miqesoren e luajtur ne “Loro Borici” ndaj Beselidhjes se Lezhes me rezultatin 1-1. Ne tre takime miqesore ekipi i Duros nuk ka arritur te fitoj asnje. Rezultate keto qe sigurisht e kane bere te pakenaqur trajnerin qe kerkon me teper nga skuadra e tij. Edhe ne miqesoren e djeshme te mbyllur ne barazim 1-1, serish shkodranet kane caluar ne organizimin e lojes dhe ne sulm. Ne pjesen e dyte jane bere disa zevendesime megjithate sulmuesi i ardhur per prove Sekulic ka qendruar ne fushe dhe do ishte ky futbollist qe do shenonte golin e vetem per Vllaznine. Ne minuten e 65-te, ai ka marre nje top pas shpines se mbrojtjes lezhjane dhe perballe portierit Xhika nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjete. Kur te gjithe te pranishmit ne stadium besuan se kjo miqesore do te mbyllej me fitoren e Vllaznise, por nuk do ndodhte keshtu. Ne minuten e 85-te do ishte mbrojtesi shkodran qe luan per Beselidhjes, Bruno Kepi ai qe do shenonte golin e barazimit. Perfundimisht barazim 1-1 ne miqesoren e trete te Vllaznise. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3289 |