HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu turperon Vllaznin ne “Loro Borici”
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Gusht 2012 09:36   pdfShtypEmail

vllazni-skenderbe

Skëndërbeu nisi me sukses misionin e tij të mbrojtjes së titullit kampion, ndërsa fitoi në ndeshjen hapëse të Superligës në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase.

Në formë të mrekullueshme, kroati Pero Pejiç realizoi një trigolësh, që tregoi se kuqeblutë duhet të bëjnë ende shumë për të formuar një ekip të aftë për të rivalizuar titullin kampion, ashtu siç shpresohet në qytetin sportdashës. Në minutën e 19-të Pejiç shfrytëzon pasimin e Lilajt dhe me qetësi shënon golin e parë në kampionatin e 74-ter. Vendasit patën kontestimet e tyre për golin e kroatit, për pozicion të parregullt. Goli i Pejiçit i dha qetësinë e duhur korçarëve, ndërsa shkodranët çorientohen, kryesisht në mbrojtje dhe në minutën e 34-ter, Pejiç sërish e gjen të papërgatitur Vllazninë dhe shënon golin e dytë, 0-2 mbaron pjesa e parë.

E dyta nis akoma më bukur për korçarët, ku sërish Pero Pejiç shënon që në minutën e dytë 0-3. Ndonëse në një disavantazh të thellë shkodranët mundohen të rikuperojnë, por pa arritur që të ndryshojnë situatat. Në minutën e 77-të, Smajli shënon golin  nderit për Vllazninë. Në këtë pjesë të dytë shkodranët pretendojnë edhe për një 11-metërsh të pa dhënë.

Java e parë e Superligës do të vazhdojë të shtunën me ndeshjet Apolonia-Kastrioti, Laçi-Besa dhe Tomori-Tirana.


Ditën e dielë, java përfundon me takimet Bylis-Flamurtari, Kukësi-Luftëtari dhe Shkumbini-Teuta.

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, T.Osmani, E.Beqiri, Begaj (Shtubina 70′), Nallbani, Dragoi, Deliç (Semina 53′), Hajdari (Belisha 81′), Hysa, Rexha

Trajner: Shpetim Duro

Skenderbeu: Shehi, Gvozdenovic, Bici, Radas, Arapi, S.Lilaj, Orelesi, Kerçiku (Çaushaj 91′), Dimo (Vrapi 63′), Pejiç, Plaku (Kuli 84′)

Trajner: Mirel Josa

Golat: Smajli 77′ / Pejiç 19′, 34′, 47′

Gjyqtar: Laver Alla, Denis Koreshi (Lushnje), Denis Rexha (Tiranë)

Kartonë të verdhë: T.Osmani , Belisha , Rexha / Kerçiku


busy
komente