Kategoria Superiore/ Luftetari “mace e zeze” per Kukesin | ||||
|
Kukesi-Luftetari 0-0 Kukësi e ka mbyllur ne barazim pa gola debutimin e tij te pare ne Superlige, ndaj Luftetarit te Gjirokastrës. Dy ekipet kane ndare piket mes tyre ndonëse loja ishte me shume ne favor per Kukesin, i cili insistoi për ta arritur fitoren, por mungoi finalizimi para porte, duke nxjerre si difektoz repartin e sulmit. Lazar Popovic lojtari me i paguar i Kukesit humbi raste te pastra te shënimi, por kjo ndodhi dhe nga lojtare me emër si Progni eAllmuca, ndërsa nga Alika pritej shume me tepër. Nga ana tjetër gjirokastritet e drejtuar nga Nevil Dede, ditën te mbrohen mire, por dhe te organizohen ne sulm, duke e zëne befasi ekipin vendas, sidomos pas minutës se 30’ te pjesës se pare. Për Kukesin debutimi i pare ne Superlige është shoqëruar dhe me një tjetër befasi: ndërtimin e stadiumit te ri ne një kohe rekord. Kukësi e nis këtë fraksion e dyte me një zëvendësim në sulm, teksa largohet Popoviç dhe në vend të tij aktivizohet Hoxha. Kur pritej që vendasit të merrnin frenat e lojës në dorë, ndodh e kundërta. Luftëtari bëhet më kërkues dhe arrin të krijojë epërsi, duke iu afruar ndjeshëm golit në disa raste. Nora dhe Raboshta janë rrezik konstant për Kukësin, ndërkohë që në mesfushë një paraqitje të mirë bëri serbi Nikoliç, i cili shërbeu jo pak për sulmuesit. Dede bën ndryshime, duke aktivizuar Mersinin, i cili i jep më shumë freski lojës së miqve, por, ashtu si Kukësi, edhe Luftëtari nuk është i qartë përpara porte. Cungu ndërhyn, duke nxjerrë të sapofuturin Hoxha dhe aktivizuar kosovarin tjetër Musolli. Edhe Dede zëvendëson kapitenin Nora, mirëpo asgjë nuk ndryshon. 15-minutat e fundit flasin tërësisht për Kukësin, por këtë herë është Selimaj që bëhet shpëtimtar i Luftëtarit. Edhe katër minutat shtesë nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat. Kësisoj, barazimi lë të pakënaqur kuksianët, ndërsa miqtë nga Gjirokastra mesa duket morën atë çfarë deshën nga kjo transfertë. Kukesi: Halilaj, Peqini, Brahja, Malota, Hallaçi, Malindi, Alikaj (Jevdjeviç 86′), Allmuça, Manuka, Progni, Popoviç (Hoxha 46′, Musolli 72′) Trajner: Armando Cungu Luftetari: Selimaj, Çaço, Shameti, Beqiri, Boci, Liçaj (Lluka 86′), Ramadani, Shenaj, Nikoliç (Mersini 61′), Raboshta, Nora (Miliç 70′) Trajner: Nevil Dede Kartone te verdhe: Brahja 35′, Allmuça 66′/ Çaço 22′, Ramadani 82′, Boci 92′ Delegat: Prek Pjetrushi (Lezhë) Vezhgues: Besnik Kaimi (Tiranë) Gjyqtaret: E.Jorgji, R.Preça, E.Gançi (Elbasan) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3907 |