Laci/ Stavri Nica rikthehet ne krye te kurbinasve | ||||
|
Zhvillime të rëndësishem kanë ndodhur te skuadra e Lacit, ku trajneri Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen pas barazimit që skuadra e tij arriti në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Besës. Daiu e mori drejtimin e Lacit në muajin janar, duke arritur të sigurojë mbijetesën, ndonëse lacianët ishin të detyruar t’i luanin një pjesë të mirë të ndeshjeve brenda në fushën e Krujës dhe pa praninë e tifozëve. Presidenti Pashk Laska në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë për të gjetur pasuesin e kavajasit Daiu, ai Stavri Nica, i cili e merr për herë të tretë në karrierën e tij si trajner këtë detyrë. Në fakt 58-vjecari Nica rikthehet në krye të Lacit pas një viti, madje ka hyrë në historinë e klubit si trajneri i vetëm që mundi ta contë skuadrën kurbinase në Kupat e Europës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2961 |