Kategoria Superiore/ Kukesi regjistron fitoren e pare ne Superlige, Kastrioti mund minimalisht Tomorrin | ||||
|
Fataki i jep tre pike me vlera Kastriotit Ne javën e katërt te superliges Kastrioti ka arritur te përmirësoje rezultatet e një jave me pare, duke shënuar një fitore minimale me Tomorin. Takimi ka përfunduar ne shifrat 1-0 dhe golin e vetëm për krutanet e shënoi kamerunasi Fataki ne minutën e 35’. Me këto tre pike, Kastrioti shkon ne kuotën e 7-pikëve, po aq sa edhe Skënderbeu i vendit të dytë. Edhe pas javës së katërt Tomori mbetet i vetmi ekip në kategorinë superiore që nuk ka arritur të marrë pikë. Popovic i jep fitoren e pare Kukesit ne Superiore Kukësi e ka nisur me shumë ambicie pjesëmarrjen e parë në superligë duke bërë edhe një merkato voluminoze. Pas tre pikëve te siguruara ne tre takime te cilat janë mbyllur me barazim, kuksianet ne këtë jave te katërt kane arritur te sigurojnë fitoren e pare. Popoviç me golin e shënuar në minutën e 49-të i jep trepikëshin e parë Kukësit, gol i cili hyn në historinë e klubit si i pari në superligë. Takimi mes Kukesit dhe Bylisit është zhvilluar në një stadium të boshatisur, pasi vijon dënimi që nga sezoni i kaluar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3678 |