HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ 11 trajnerë të larguar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 30 Tetor 2012 19:59   pdfShtypEmail
ball_goalLargimet e Nevil Dedes dhe Artur Lekbellos janë shoqëruar me dorëheqjen e Ernest Gjokës nga stoli i Apolonisë. Një vendim që konfirmon momentin delikat që po kalojnë pothuajse gjysma e skuadrave të Superligës, mbi të gjitha në krye të stolit.

Gjika ka vendosur të largohet nga ekipi fierak pas ecurisë së dobët të skuadrës dhe faktit që në fund të tunelit duket se askush nuk po sheh dritë, për gjetjen e një zgjidhje dhe për të rritur shanset që skuadra të mbijetojë në elitë.


Tekniku e la Apolonisë në vendin e parafundit në renditje, ndërsa barazimi 2-2 në shtëpi me Tomorin duket se solli edhe vendimin ekstrem. Bardhejeshilët nuk kanë fituar asnjë ndeshje në këtë kampionat, ndërsa hapi fals me rivalët direkt e bindi trajnerin se skuadra nuk ka shpresa të qëndrojë mes më të mirëve.


Dorëheqja e Gjokës ka bërë që ai të jetë trajneri i 11-të që largohet nga pankinat e Superligës. Këtu llogariten edhe ata që kanë qenë teknikë të përkohëshëm si Ylber Zani te Laçi, apo Alban Tafaji te Tirana, edhe sepse ky i fundit u mandatua me të drejta të plota në stolin bardheblu.


Në total, ndryshimet e 11 trajnerëve janë bërë në stolat e shtatë skuadrave, pra në gjysmën e ekipeve që konkurrojnë në Superligë. Tirana dhe Laçi mbajnë rekordin me tre emra të ndryshuar deri sa u arrit te teknikët aktualë, Tafaji e Shehu.

busy
komente