Vllaznia/ Shpetim Duro ikën nga Vllaznia | ||||
|
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Vllaznisë. Marrëveshja zyrtare mes palëve u arrit pikërisht paraditen e sotme, në një takim zhvilluar në Shkodër dhe në këtë mënyrë u finalizua një telenovelë që vazhdonte prej javësh. Tashmë, Duro është i lirë që të bisedojë me Partizanin për t’u bërë trajner i të kuqve, ndërsa tek Vllaznia si trajner pritet të zyrtarizohet Artan Bushati, ish-drejtuesi i Shqipërisë U-21. Trajneri tiranas u afrua verën e kaluar nga klubi shkodran, veçse rezultatet nuk ishin ata që shpresoheshin nga ai vetë, nga drejtuesit dhe nga tifozët. Kjo bëri që të rritej pakënaqësia duke e bërë thuajse të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të në renditjen e Superligës shqiptare me 17 pikë pas 13 ndeshjeve, tepër e shkëputur nga Skënderbeu i vendit të parë. Po ashtu, skuadra shkodrane është e eleminuar edhe në Kupën e Shqipërisë. Duro ka punuar më parë si trajner i Partizanit, Dinamos, Besës, Skënderbeut si dhe ndihmëstrajner i kombëtares shqiptare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3308 |