HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ Shtyhet gjyqi për trukimet e Bizhdilit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 10 Korrik 2013 22:51   pdfShtypEmail

Nexhat bishdili1Të mërkurën ka qenë seanca e parë gjyqësore ndaj presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, i cili akuzohet nga Prokuroria për trukim ndeshjesh. Në fakt kjo seancë nuk është zhvilluar, por është shtyrë, pasi mungonte avokati i palës së akuzuar, Ardian Visha. I pranishëm ishte vetë kreu i klubit kavajas, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me materialet dhe deklaroi se është I pafajshëm. Drejtuesi i seancës, gjyqtari Hoxha, e pranoi kërkesën e Bizhdilit, por e paralajmëroi se duhet të jetë i përgatitur për seancën e radhës, e caktuar për datën 24 korrik, pasi nuk mund të ketë tjetër shtyrje. Vetë Bizhdili e pranon pa pikë problemi se ka folur në telefon me arbitrat, por thekson se nuk ka korruptuar askënd, duke thënë se thjesht u ka kërkuar që të ishin korrektë me gjykimin e tyre në ndeshjet e Besës. Nisur nga kjo pohon se, nëse do t’u kishte kërkuar favore me parà në dorë, atëherë skuadra e tij do t’i kishte fituar takimet në Fier dhe Berat. Sipas Bizhdilit, telefonatat me arbitrat nuk janë asgjë përkundrejt drekave dhe darkave të homologëve të tij me këta të fundit. Sakaq, i njohur si një kritik i hapur i federatës, ai nuk nguron të thumbojë edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Po ashtu akuzon edhe politikën, e cila sipas tij, po ndërhyn në punët e brendshme të klubit që drejton prej më shumë se një dekade.


busy
komente