Champions League/ Bastet favorizojnë Shakhterin Karagandy | ||||
|
Shakhter Karagandy është cilësuar si favorit i ndjeshëm për ta fituar ndeshjen e parë kundër Skënderbeut, të cilën do e zhvillojë në shtëpi. Sipas kompanive të basteve, triumfi i vendësve në Kazakistan është kuotuar me koeficientin 1.35, barazimi me 4.5, ndërsa fitorja e korçarëve me 7.5. Pa diskutim që ka ndikuar edhe fakti që kazakistanasit i fituan të dyja ndeshjet ndaj një rivali tepër prestigjioz si Bate Borisov në raundin e kaluar, duke llogaritur edhe faktorin fushë. Ndërkohë, pritet që në koeficientet e sfidës që do të zhvillohet në Tiranë të jenë më të ekuilibruar, por gjithsesi kjo do të varet nga rezultati i takimit të parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3459 |