Ervis Kraja mes Levadhjakos dhe Korçës | ||||
|
Mbrojtësi shkodran Kraja ende nuk ka vendosur për cilën skuadër do të luajë në këtë sezon futbollistik. I kontaktuar nga Albaniasoccer.com ai ka thënë : " Kam qenë dy ditë në Greqi dhe jam shumë afër firmës me skuadrën e Levadhjakos. Po pres që gjithcka të marrë fund dhe të rikthehem në fushë për të luajtur. Bisedimet me drejtuesit e klubit helen kanë shkuar mirë dhe po pres përgjigjen e tyre. Në rast se nuk shkoj të luaj në Greqi me shumë mundësi do të firmosë një kontratë 6-mujore me skuadrën e Skëndërbeut. Sot jam kthyer nga Greqia dhe ndodhem në Korcë ku nesër kam një takim dhe me drejtuesit e klubit. Për sa i përket Lacit gjithcka u mbyll pa u filluar", ka perfunduar lojtari prononcimin e tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3272 |