Salihi rikthehet si titullar dhe shenon | ||||
|
Hamdi Salihi eshte rikthyer te luaje si titullar te skuadra e Rapidit te Vjenes dhe ka arritur te shenoje. Sulmuesi i Kombetares ka shenuar golin e pare ne fitoren 4-1 qe arriti skuadra e tij ndaj Sturm Graz. Salihi e nis mire kete sfide dhe eshte i rrezikshem qe ne fillim me 2-3 raste te pastra per te shenuar, por nuk arrin ta dergoje topin ne rrjete. Kete e ben ne te 45' duke gjuajtur saktesisht brenda zones dhe duke shenuar 1-0. Edhe ne pjesen e dyte, sulmuesi shkodran eshte i rrezikshem ne disa raste te tjera, por pa e gjetur rrugen e rrjetes. Shkodrani u zevendesua ne minuten e 88' te ndeshjes me Gartler dhe doli nen duartrokitjet e tifozeve. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1801 |