Klodian Semina firmos ne Qipro | ||||
|
Mbrojtesi i talentuar shkodran, Klodian Semina, sot ka arritur akordin me ekipin qipriot te Ermis Aradippou. Pas vetem nje sezonit ne radhet e Gramozit shkodrani i kthehet aventures jashte Shqiperise. Vet Semina eshte shprehur shume entuziast per kete trasferim. “Jam shume i kenaqur qe arrita akordin me drejtuesit qipriot dhe mund te them qe kushtet qe me ofruoan jane shume te mira, si ekonomike ashtu edhe ato materiale. Klubi me ka siguruar shtepine dhe nje automjet per te levizur neper qytet. Kam firmosur nje kontrate trevjecare dhe dua te falenderoj te gjithe ato qe e ben te mundur kete trasferim timin. Gjithashtu dua te falenderoi drejtuesit e Gramozit, ne veçanti presidentin Mustafa Taçi. Me vjen keq vetem qe nuk arritem objektivin qe kishte klubi per mos renien ne Kategorine e Pare. Une jam i sigurt qe Gramozi e meriton Super Ligen. Kam dhe dy ndeshje per te luajtur me Gramozin dhe pastaj do te jem lojtar i Ermis". Kujtojme qe Ermis sezonin e sapo mbyllur u rendit ne vendin e gjashte te Superliges qipriote. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2788 |